Вebe Rexha rindërton ѕhtëрinë e rrënuar nga tërmeti në Bubq dhe publikon videon раra dhe раѕ

LAJME


Bebe Rexha ka mbajtur fjalën e dhënë pak më shumë se një vit më parë, duke ndërtuar nga e para shtëpinë e një familjeje në Bubq. Një vit pas tërmetit shkatërrues, familja Daci është bërë me shtëpi të re. Bebe ka publikuar një v1deo, duke njoftuar se rindërtimi është tashmë i përfunduar dhe familja Daci ka hyrë në banesën e tyre të re.

“Shtëpia 1 mbaroi! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve të tërmetit në Shqipëri! Faleminderit @monika.kryemadhi për ndihmën tënde për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për t’u parë. Fiks në kohë për festat!!! Dashuri për familjen në Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!” -ka shkruar Bebe.

Në video shihen pamje nga shtëpia para dhe pas rindërtimit, si dhe familja Daci që e ka vendosur foton e Bebes në mur dhe kryefamiljari që e puth në shenjë mirënjohjeje.

Një vit më parë, Bebe mori përsipër të rindërtonte dy prej shtëpive të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.