Кuѕhërira dëѕhiron ta ѕurрrizojë Хhenin me sindromën Down që ka një të dashur imagjinar nga Italia

LAJME


Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë e quajtur Ina e cila dëshiron t’i bëjë një surprizë kushërirës së saj Xhenit e cila është me sindromën Down. Ajo ka rrëfyer më shumë për jetën e Xhenit e cila ka dhe një të dashur imagjinar nga Italia të quajtur Antonio.

Ina: Unë kam ardhur sot për Xhenin goca e hallës sime, është 28 vjeç dhe është me sindromën Down. Është vajza e vetme e hallës dhe ka dy vëllezër të tjerë. Familja e Xhenit e kanë marrë vesh që ishte me sindromën Down kur Xheni ishte 6 muajsh. Që ditën e parë që e kanë marrë vesh se është me sindromën Down e kanë pranuar si të tillë.

Ardit Gjebrea: Si sillet me ju, çfarë raporti ka me ty veçanërisht.

Ina: Ne jemi 5 kushërira dhe lidhja që ka me mua ndoshta është më e fortë, është shumë alegro, shumë e dashur, pa komplekse. Ndoshta unë i ofroj komoditetin për të folur gjithçka, ne flasim për dëshirat që ajo ka, për hobet, për ndonjë pëlqim të vogël që ka ndaj ndonjë djali.

Ardit Gjebrea: I pëlqen ndonjë djalë?

Ina: Po ka dhe të dashur.Ardit Gjebrea: Ou kush është?

Ina: Ka një të dashur imagjinar, e ka emrin Antonio dhe jeton në Itali. Ka qenë dashurua e parë e saj imagjinare, më pas kaloi tek Zhari dhe ai jetonte në Itali, por Zharin e kapi duke tra dhëtuar dhe e la. E gjitha është imagjinata dhe fantazia e saj. Telenovelat të ndryshme që janë dhënë në Shqipëri, ajo i ndiqte dhe nëpërmjet personazheve kryesorë që ishin, ajo krijonte jetën e saj. Unë nuk jam munduar në asnjë moment që ta ndaloj të fantazojë dhe të ëndërrojë. /tvklan.al