A E Paralajmëroi Vuçiqi Njohjen E Kosovës? A U Bëri Këtë Të Qartë Serbisë?

LAJME


Analisti tregon se për çfarë u bind Serbia këtë herë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks”, tha Vuçiq për gazetarët pas samitit në Bërdo mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, tha ai.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se duke filluar nga reciproiteti si dhe dështimi i tyre dialogues në Bruksel, sipas Mehazit, Serbia e Vuçiqit është bindur se janë të kota përpjekjet argesive ndaj qeverisë Kurti.

Ai shtoi se deklarata e Vuçiqit është e qëllimshme për të përgatitu njohjen e Kosovës.

“Pas përpjekjeve argesive serbe ndaj reciprocitetit të targave serbe në kufij të Kosovës, dhe pas dështimit dialogues të delegacionit serb në Bruksel me rastin e targave, sikur Serbia e Vuçiqit është zbutur e është bindur se të kota janë të gjitha përpjekjet argesive kundër qeverisë së guximshme të Kurtit, dhe se ka ardhur koha e një politike të logjikshme e më të asrsyeshme ndaj Kosovës. Kështu që deklarata e Vuçiqit në Bërdo të Sllovenisë që u shpreh: “se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën”, është deklaratë e qëllimshme arsyetuese ndaj qytetarëve të Serbisë që për të përgatitur njohjen e Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Më tej ka theksuar se nga kjo deklaratë, Vuçiq ua ka bërë me dije qyetarëve të Serbisë, se nëse duam antarësimin në BE, duhet njohur Kosovën, përndryshe do të mbesim larg integrimeve evropiane.

“Vuçiqi ua bën me dije qytetarëve të Serbisë, se nëse duam anëtarësimin e Serbisë në BE, patjetër duhet pranuar Kosoven, të kundërtën, nëse nuk e njohim Kosovën do mbetemi të izoluar e larg integrimeve evropiane. Më së miri kjo vërehet gjatë deklaratës së mëtejshme të presidentit të Serbisë, Vuçiq, se: “Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së” që nëkupton ardhmerinë politike të Vuçiqit, ose Serbia në BE pa Kosovën, ose me Kosovën brenda Serbisë, por e izoluar dhe e larguar nga BE-ja”, ka përfunduar Mehazi.