A EKZISTON KOMBI “GREK” DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET (pjesa e dytë)

LAJME


A EKZISTON KOMBI “GREK”

DHE KUSH E KA KRIJUAR KËTË SHTET

(Pjesa e dytë)

Autor: Brahim Ibish AVDYLI

Në vazhdimin tonë gjatë këtij shkrimi po ndërlidhemi me dy mendimtarë, të zgjedhur prej nesh: Aref Mathieu (Arif Mati) e vepra e tij “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”; dhe Besnik Imerie vepra e tij, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”.[1]

I pari shkencëtar është i njohur si historian me disa vepra të mëdha dhe studius i denjë i Shqipërisë; dhe i dyti, poashtu i njohur, mirëpo e bënë një gabim të veçantë se e pranon Kadmin, si “pellazgo-shqiptarë”, pasi ai nuk ka qenë pellazgë; nuk ka qenë ilir dhe nuk ka qenë aspak shqiptarë. Këtë gabim të tij në studimin e vetëm për Epirin, e bazon në një shkencëtar tjetër, si psh. Robert d`Angely[2], e disa shkencëtar të tjerë. Kadmin e nxjerrë hartues të shkrimit të shqipes, i cili është i shkrimit të gjuhës së folur shqipe, me shtesa e prapashtesa.


Ne e dimë se Lineari A, lineari i parë i kësaj gjuhe, 16 shekuj p.e.s., është një tekst tregtar, jo gjuhësor, i cili deshifrohet përmes dialektit gegë, deri në ditët tona; mirëpo Linari B, në shekujt 16-12 p.e.s., ka mbetur pothuajse i padeshifruar, por që edhe ai do të mund të deshifrohej përmes dialektit gegë të gjuhës së sotme shqipe. Ndërsa shkrimi i rrasës së Lenimit, prej shekullit 10-7 p.e.s.,[3] është provuar për t`u deshifruar në disa gjuhë, e veçanërisht më së miriështë gjuha e jonë, në përputhje të njohjes së mirë të rrethanave historike e të ligjeve të gjuhës; pra vetëm të njohjes gjuhës shqipe. Në “Greqinë” e vjetër, që sot quhet “Greqi e grekëve”, atëherë ka qenë më tepër e fiseve, qyteteve-shtete, apo e lidhjes së fiseve, por që e kosiderojnë veten si“grekë”, ndonëse e quanin veten si “helenë” në shtetin që nuk ekzistonte. E konsiderojnë se “paska ekzistuar që përpara Helada”, apo “Elada”, ku këta “grekë” nuk e njohin mirë “gjuhën e vjetër greke”, e cila nuk është “gjuhë greke”, por e shkruar me alfabet artificial, ndoshta prej Diskut të Fetos[4] (fotografia është marrë kësaj here nga “Shqipëria e Jonë”). Ndonëse ai nuk konsiderohet si alfabet i gjuhës sonë, trajtohet vetëm si disk i kulturës parahelene.

Sa i përket Diskut të Fetos, na e bënë të njohur Niko Stylo, në një punim të thuktë, se i njëjti ka shpëtuar prej zjarrit në Kretë (pra, në ishullin e Kretës), që e ka djegur pallatin e Festos, në një temperaturë shumë të lartë të këtij zjarri. De facto, ky pallat ishte rindërtuar në gërmadhat e këtij pallati rreth vitit 1730 p.e.s. nga tërmeti dhe ai u dogj e u rrënua tërësisht rreth vitit 1600 p.e.s. Viti 1600 p.e.s. është pikërisht koha e paraqitjes së gjuhës “greke”, për herë të parë dhe e shikojmë skicën e paraqitjes së gjuhëve të Luigi Luca Cavalli-Sforca. Pra, dihet pse u dogj ky pallat. Epoka minoike filloi më 2600 p.e.s. Pallati i Festos u ndërtua rreth vitit 2000 p.e.s. Për këtë na janë të një mendimi studiusit e mirëfilltë arkeologë. Metodat e reja të matjeve të vjetërsisë janë më të sakta. Nga këto metoda datohet edhe prodhimi i Diskut dhe ndërtimi i palatit.[5]


“Teksti i Diskut të Festos, i cili është shkruar në radhë (trajtë) helikoidale (spirale), me figura simbole, fillon nga të dyja anët në qendër dhe shkon për nga jashtë, në një mënyrë grafike si e sotmja, domethënë me shkrim me drejtim nga e majta në të djathtë. Vërtetimin e kësaj mënyre shkrimi, e kemi shumë mirë te të gjashtë simbolet me para-qitje njerëzish: ku siç shikojmë se të gjitha i shohim për nga e djathta”.[6]

Pra, Disku i Fetos është paragrek, një nga dokumetet e para shkrimore, në një qendër të rëndësishme të Kretës minoike, gjatë mijëvjeqarit të dytë p.e.s., dhe sot ai na paraqet një qendër apo hapësirë të shkëlqyeshme arkeologjike paragreke. Ai është gjetur nga gërmimet në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në perudhën kohore midis viteve 1850-1600 p.e.s., i gjetur nga arkelologu italian Liugi Pernier, me 03.07.1908. Sipas studiusve të shumtë të Diskut të Festos na thuhet se ai është monumenti i parë i tipografisë apo i shtypshkrimit, ndërsa qëllimi i ndërtimit me dy plaka argjille të njomë nga dheu konsiderohet si një nga misteret arkeologjike.[7]

Ai ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit, në Kretë.

Kjo nuk përputhet me kohën e shtypjes së poemave epike të Homerit nga Psistrati dhe duhet të ndërlidhim këtu këto poema epike, shekulli i 8 p.e.s. pra viti 800 p.e.s.; Mozaikun e Mesaplikut, në Vlorë, në shekujt 6-4 p.e.s.; dhe të kuptojmë përse i kanë bërë të gjitha këtë pështjellime ata që kishin të holla për synimet e tyre; pra fenikasit dhe daneanët, si shtresa më e privilegjuar që kanë ardhur në këtë tokë.[8]

Ti njohësh dialektet dorian, eolian, jonian dhe arkadian, të cilat nuk janë përdorur fare në letërsipër këtë periudhë, por vetëm në disa mbishkrime që janë ruajtur edhe në dialektin qipriot, po të kemi parsysh se poezia e parë është e shtypur me Diskun e Festos, ne kuptojmë se Kreta është shumë e mbrojtur prej ndikimit të pushtuesve të ngadalshëm dorianë, jonianë e eolë, të cilët shumë më vonë janë quajtur si “helenë”, derisa e pushtuan tri pjesët e tokës krejtësisht, e cila quhej “Akaja”, jo “hellada”.

Duhet të njohim edhe gjuhën e vjetër “greke”, dhe do t`a gjëjmë se Arkadia, para se të mbërrijnë pushtuesit e vjetër ishte një zonë e kulluar iliro-pellazge dhe ka mbetur një kohë të gjatë strehë ndaj pushtimit dorian[9].


Mjaftë dokumente të trasliteruara nga shkrimet e vjetra në gjuhën shqipe, si shkrimi kunjor, hieroglifeve të alfabetit fonetik egjyptian[10], alfabetit fenikas, që grekët e sotëm e të mëvonshëm e ndryshuan dhe e bënë një “alfabet kombëtar”, sado që nuk kanë bazë të quhen “komb”, harruan se i kanë bazat e tyre leksikore nga SHQIPJA, të cilën u përpoqën që t`a shkombëtarizojnë; harruan se këto vepra të para, të cilat i nxorrën me këtë kaligrafi fenikase, kanë mundësi të studiohen sot e të gjenden të gjitha ndër-futjet e Psistratit. Kjo dhunti iu dha si“dhunti” me forcë nga Danaeanët dhe Kadmenët, që ishin më të pasurit, familje që u bë familje mbreterore në jug të Evropës dhe emrat e tyre dhe të pasardhësve të ngushtë, bëhën mjaft“domethënës” për tërë Evropën, në radhë të parë nëpërmes të gënjeshtrave gjenealogjike dhe legjendave false, të dalura prej tyre. Tani, duhet të punojmë më shumë. Do t`a kuptojë edhe Evropa së mbrami këtë rrenë të kulluar. Paraprakisht, duhet t`a fillojmë me gjuhën iliro-pellazge, qysh përpara, dhe me poemat e Iliadës dhe Odiseut, të Homerit, të botuara në atë kohë.[11]

Ata që kanë shkruar se Kadmi është “hartues i alfabetit të parë” të gjuhës shqipe, për çka nuk është absolutisht e vërtetë, kanë “harruar” të thonë origjinën e tij fenikase, edhe pse ka qenë i martuar me iliro-pellazgen e Epirit- Harmoninë, i cili nuk ka gjasa të trajtohet si “baba i gjuhës shqipe”, sepse gjuha e tij ka qenë e shkruar me alfabetin fenikas, pra të gjuhës së tij artificiale, jo me gjuhën e folur shqipe, por me “gjuhën e shkruar helene”, e cila e ka pasur si qëllim të vetëm që t`a prishë gjuhën “barbare” e t`a zëvendësojë me gjuhën e shkruar të elitës, si klasë e më e pasur dhe e bashkuar me tërë klasën sundimtare, në Akaja, jo “Greqi”, e as “Heladë”.

Arif Mati e shpjegon se Kadmosi trajtohej si ligjvënës hyjnor, shpikës i derdhjes së metaleve dhe ai që solli alfabetin e vet në Heladën e vjetër, i cili duhet pasë parasysh se në radhë të parë e quajnë “hyjnor”, e pastaj “se ai ka qenë fenikas”,[12] aspak helenë. Si e kemi shpjeguar në pjesën e parë të këtij shkrimi, fjala “helloi” është marrë nga fjala “selloi” dhe së bashku me Elladën pellazge, ka dhënë Helladën apo Heladen greke. Ata quhen tërësisht në atë vend se “janë grekë”dhe e flasin “gjuhën greke”, edhe pse janë një konglomerat i madh pakicash kombëtare të kombeve të tjera dhe gjuha e tyre është “gjuhë artificiale”, që disa i thonë se është “gjuhë teknike”.

Ky “pushtim fenikas”, por jo helenë, historia e ka lënë të heshtur, nga legjenda që na e ka lënë emrin e Kadmit. Kadmosi rrjedhë nga rrënja semitike “kadem” (âþ aþ Žþ –xþ), “duke mbërritur”apo “duke ardhur prej diku”, i cili është prej Fenikisë.

Sipas një legjende nga të gjitha legjendat e tyre, ne mësojmë se Agenori, mbret i njohur iFenikisë, ka qenë bir i Posejdonit dhe Libisë (pra, janë emra, që i simbolizojnë emrat e ndryshëm, p.sh. ky i fundit, femra Libia simbolizon shtetin e Libisë). Ai i kishte tre djem të tij: Kadmosin;Feniksin dhe Siliksin; dhe vajzën Europa. Ai ka qenë edhe vëlla binjak i Belos, mbret i njohur i Egjiptit. Kështu përmbledhet nisja e tyre.[13]

Danaosi, bir i Belos, mbret i Egjiptit dhe vëlla i Agenorit, mbret i Fenikisë dhe poashtu vëlla binjak i Egjiptos, pushtoi Pelloponezin dhe u vendos në Argos. Nga Danaosi rrjedhin Abas, Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni dhe Heraklesi. Kadmosi, i biri i Agenorit, mbret i Fenikisë, pushtoi nga ana tij Beotinë dhe e themeloi Tebën.

Sipas Herodotit (II, 49/V, 57, 58, 59) e futi alfabetin fenikas në Helladë. Tanimë e shohim edhegënjeshtrën e dyfishtë të historianit Herodoti: 1) vendi quhet Akaja, jo “Helada”; 2) dhe“Helada” e quanin shumë më vonë banoret e mbrendshëm të tyre, jo “Greqi”, që e thërrasin ne dhe të huajt, madje që prej fillimit.

Pra, ky emër është vendosur shumë më vonë, duke marrë edhe ndërfutjet e shumta, jo vetëm nëpër historinë e fryrë, por edhe me shkrimet e tjera, sikurse të letërsisë. Me këtë çështje, ne, pastaj do të merremi. Njëherë, shohim se cilët fëmijë i ka lënë Kadmi me Harmoninë, që janë 50% të njërit e 50% të tjetrës. Dihet, si logaritet grupi i gjakut. Kjo gjë i dallon pellazgo-ilirët apo shqiptarët nga kombet e tjera.

Nga Kadmosi dhe Harmonia na rrjedhin drejtëpërdrejtë Feniksi, Ciliksi, Semeleu, Dionisi,Europa, Laios dhe Edipi[14], të cilët i kam cekur edhe më parë, në shkrimet e mija për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët[15]. Këtu Kadmi e ka përtërirë edhe njëherë Evropën, në gjenealogjinë familjare dhe e dime se si fenikasit bënin tregëti nëpër tërë kontinentin e Evropës. Europa e ka bërë djalin e parë, që i është dhënë emri Ilir,[16] i cili nuk e bartë tërë emrin e ilirëve, sepse ata qenë më parë në botë dhe bëjnë gabim vetë historianët të cilët e lidhin emrin e kombit me emrin e gjenealogjisë.