Adelina Thaçi thotë se Artani nuk ngutet prej burrnisë e jo prej tute

Artan Thaçi, i biri i humoristit të ndjerë Rasim Thaçi-Cima, po e vazhdon qëndrimin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.

Artani, luan “fer” dhe pa shumë pompozitet, për çka edhe ka gjetur miqësi brenda e simpati jashtë, shkruan “Kosovarja”.

Artani, e ka pasur gjatë gjithë kohës mbështetjen e familjes dhe të publikut. A do ta ketë edhe më tej, mbetet për tu parë.

Adelina, duke u nisur nga komentet në qarkullim për të vëllain, ka vendosur ta citojë Fishten.