Afër 5 mijë monedha 2 euroshe të falsifikuara, si t’i dalloni nga origjinali

LAJME


Monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurove, janë më të faIsifikuarat në muajt e parë të vitit 2021. Janë të pakta tiparet, që e dallojnë faIsin nga origjinali. Është kjo monedha faIso në vlerë dy euro, e cila në muajt e fundit, u nxori më së shumti punë ekspertëve të forenzikës.

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2021, afër 5 mijë monedha në vlerë të tilla, erdhën në Divizionin e Dokumenteve dhe dorëshkrimeve në Agjencinë e Forenzikës së Kosovës. Por, si mund të dallohet një monedhë faIs nga ajo origjinal? Në numër të madh në muajt e fundit në Kosovë, po qarkullojnë edhe paratë e letrës.

Edhe për kartëmonedha, nevojiten këto pajisje, për dallimin e faIsit nga origjinali. Por, sipas Feriz Selimit, specialist i lartë për dokumente dhe dorëshkrime, janë edhe disa tipare, nga të cilat qytetarët mund ta dallojnë paranë faIs pa pasur nevojë për mjete të tjera.E në disa raste sipas specialistëve, duhet edhe përdorimi i mikroskopit.