Ai nuk mbajti premtimin, tani banorët e lidhin në pemë kryetarin e komunës

LAJME


Një kryetar komune në qytetin jugor meksikan të Chiapas është lidhur në pemë nga rezidentët vendorë, pasi u prezantoi atyre sistemin “e ri” të ujit të pijshëm në gjendje të rrënuar dhe jofunksionale. Mediat lokale raportonin se Óscar Ramírez po prezantonte të hënën një seri projektesh publike që u kishte premtuar banorëve të qytetit të Frontera Comalapa.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Përfaqësues të pakënaqur nga 11 komunitetet nga të cilat përbëhet qyteza në kufi me Guatemalën, ngritën pyetje të zemëruar ndaj Ramírez për gjendjen e rrënuar të sistemit të ujit të pijshëm dhe më pas e kapën atë duke e mbajtur kundër dëshirës së tij për njëfarë kohe. Ramírez ishte fotografuar me maskë ne fytyre dhe me duart e lidhura prapa një peme.