Alarmon ish-agjenti i SHIK-ut: Ky është skenari i Rusisë, që përmes Serbisë të ndezë luftë në Kosovë

LAJME


Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka paralajmëruar një rrezik që mund t’i kanoset Kosovës. Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se Rusia përmes Serbisë po tenton të ndezë luftë në Kosovë. Ai ka thënë se me urgjencë Kosova duhet të armatoset.

Postimi i plotë: Ruleti Rus /Vladimir Putin përmes Sergej Lavrovit po tenton direkt të nxit Aleksander Vuçiqin të ndezë dhunë në Kosovë, shkuarja urgjente dhe dërgimi i një kuverte sekrete ku porosia e Llavrovit ishte se nëse Serbia vendos ta mbron sovranitetin e vet’ Rusia do të jetë në anën Serbe dhe jo vetëm me fjalë, por edhe me trupa ushtarake, paqësore nëse Serbia kërkon një ndihmë të tillë!

Kosova duhet urgjent të ketë në dorë të FSK Arsenale ushtarake mbrojtëse armë të vetat pasi NATO-ja nuk do të sillej njëjtë ndaj Serbisë nëse përball do të kenë njësi ushtarake Ruse, kur Turqia para ca vitesh erdh gati në konflikt të hapur me ushtrinë Ruse sidomos pas rrëzimit të aeroplanit Rus SU^24 nga forcat ajrore Turke aleanca e NATO-s deklaroj se nuk do të ndez luftë me Rusinë shkaku i Turqisë edhe pse shteti turk është pjesë e NATO-s..!