Albin Kurti jep premtimin e madh: “Me mua në pushtet, Kosova s’do të ketë fëmijë të uritur”

LAJME


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet prapa. Premtimi i radhës i Kurtit është se familjet që kanë të ardhura të ulëta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka.

Ai ka thënë se familjet do të marrin nga 50 euro për fëmijë nëse kanë të ardhura vjetore më pak se 7 mijë euro, nga 100 euro për fëmijë nëse kanë të ardhura vjetore më pak se 6 mijë euro dhe nga 150 euro për fëmijë nëse kanë të ardhura vjetore më pak se 5 mijë euro.