Albin Kurti për familjen Jashari: Ata dhanë gjithçka sepse e deshën lirinë për të gjithë ne

LAJME


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar suImin e parë të forcave serbe mbi familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt. Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se që nga ajo ditë ata jetuan dhe Iuftuan me dy parime të thjeshta e të vështira. Kurti ka thënë se Kosovën e presin ditë të mira, për aq sa nuk i harron anëtarët e kësaj familje. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ky është statusi i tij i plotë: Fillimi i Iuftës në Kosovë shënonte betejat e mbrama për ta. Vitet 1997-1999, ishin faza e fundit për ata që po Iuftonin për liri që nga viti 1991. Saktësisht 29 vjet më parë, me 30 dhjetor, forcat serbe suImuan kullën e Jasharëve në Prekaz. Mirëpo, aty u sprapsën me panik nga pushkët e Bacës Shaban me djemtë e tij.

Që nga ajo ditë ata jetuan dhe Iuftuan me dy parime të thjeshta e të vështira: 1) Nuk do ta lëshojmë Kosovën deri në çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit; 2) Nuk dorëzohemi e nuk nënshtrohemi për së gjalli. Nga ky betim që ata ia bënë tokës sonë e njëri-tjetrit lindi UÇK-ja. ATA dhanë gjithçka. Sepse lirinë e deshën për të gjithë ne. Kosovën e presin ditë të mira. Për aq sa nuk i harron ATA.