Ambasada e Shqipërisë në Greqi jep njoftimin urgjent, ja ç’do ndodhë nga 31 Dhjetori deri më 5 Janar

LAJME


Ambasada e Shqipërisë në Greqi me anë të një njoftimi ka bërë me dije se shërbimi për shtetasit shqiptarë do të ndërpritet në datën 31 dhjetor për të rifilluar punë në 5 janar të 2021.

‘’Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.

Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021’’, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.