Ambasadorja Franceze: Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet për “VIZA” ende e kemi të njejtin qëndrim

LAJME


Kosovarëve edhe për një kohë të pacaktuar do të duhet t’iu drejtohen Ambasadave të shteteve të BE’së në Prishtinë për të kërkuar paisjen me vizë, në mënyrë që t’iu mundësohet ndonjë vizitë në Paris, Berlin apo Romë. Kjo pasi disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian vlerësojnë se Kosova ende nuk i ka plotësuar garancitë e kërkuara për të lëvizur pa viza në Zonën Shengen.

Kështu i ka thënë Gazetës Express përfaqësuesja e shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel. Ajo ka ripërsëritur qëndrimin e Francës se Kosova nuk ka përmbushur të gjitha garancitë e kërkuara për liberalizim vizash.