Amerika furnizon fuqishëm ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

LAJME


Armatës së Maqedonisë së Veriut i është dorëzuar një donacion amerikan prej gjithsej 1269 a rmëve të llojit M4, e të cilat kapin vlerën prej 1,2 milion dollarë amerikan.

Në pranim dorëzim në kazermën e Gjorçe Petrov, morën pjesë ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërnz.

Ambasadorja Bërnz deklaroi se me këtë donacion dëshmohet bashkëpunimi i gjerë mes dy vendeve dhe se SHBAtë do të vazhdojnë të jenë partner strategjik.