Analístët japin sinjale: “Vuçiç do ta njohë Kosovën, thjesht po përgatít terrenin”

LAJME


I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-quoja nuk është diçka që Evropa e mbështet.

Ai vuri në dukje edhe se qeveritë nuk kanë luksin të zgjedhin prioritetet dhe se Europa pret vazhdimin e dialogut. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh se “nuk e kupton se ku është kompromisi në njohjen e ndërsjelltë të Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “kompromisi nuk mund të jetë një deklaratë, si Gjuro do të të kërkojë ty falje, se të ka rr’ahur.”

Ai beson se pala shqiptare nuk është e gatshme për një marrëveshje, por është i kënaqur që ajo është e gatshme për dialog. Me këtë rast Presidenti i Serbisë promovoi edhe një frazë të re për zgjidhjen e problemit të Kosovës “asnjërit të gjithën, por për secilin mjaftueshëm”, që është një variant tjetër në temën “më shumë se autonomi, dhe më pak se pavarësi”.

Kjo i shtyn analistet të mendojnë se presidenti i Serbisë është i gatshëm ta njohë Kosovën në një farë forme, nëse Serbia në këmbim do të marrë diçka. Dejan Bursaç nga Instituti për Studime

Politike thotë për DW se „nuk sheh që Brukseli do të jetë në gjendje të ringjallë dialogun, nëse nuk ushtrohet persion pak më i madh, e këtë persion Brukseli nuk mund ta ushtrojë pa SHBA”. Këtu sipas tij, shtrohet pyetja se “si do të paraqitet Albin Kurti, i cili opinionit të brendshëm publik i paraqitet si dikush që i kundërvíhet Perëndimit, por nga ana tjetër është dikush, që për gjithçka konsultohet me SHBA-në dhe Gjermaninë”, thotë Bursaç.

Ndërsa sipas drejtorite Institutit për Çështjet Europiane, Naim Leo Beshiri, në këtë moment qëllimi i këtij dialogu për Serbinë është vetëm se si të gjendet ndonjë model, sipas të cilit Beogradi ta njohë në mënyrë impIicite apo ekspIicite Kosovën. Vuçiç, thote ai, prej disa vitesh përpiqet të përgatisë terrenin per kete gje, përmes institucioneve të ndryshme, që deri tani i janë kundërvënë kësaj, si kisha, ushtria, apo edhe Akademia serbe e Shkencave dhe Arteve.