Arbana Xharra: “Edi Rama po e shëndrron Shqipërinë në vilajet turk”

LAJME


Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, për bashkëpunim në fushën e arsimit.

Ajo ka akzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, se po e bën Shqipërinë “vilajet turk”, duke thënë se pë historinë shqiptare, tani do të vendos ai që na përhdunoi për 6 shekuj.

Xharra ka thënë se ndihet e p0shtëruar nga ky vendim i Ramës.

“Edi Rama e bëri Shqipërinë vilajet turk. Për historinë tonë do vendos ai që na përhdunoi gati 6 shekuj. Plus viteve të fundit. Madje edhe planprogramet do t’i desekuIarizojë si shkollat e Erdoganit. Berisha na fundosi me shoqatat e kstremiste isIamike, ky duke na p0shtëruar me këtë despotin neoosman. Unë si shqiptare ndihem e p0shtëruar me këtë vendim. Tirana le të ecë Stambollit a Moskës – se e ka bërë traditë atë rrugë. Ne nuk do të humbemi”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Në marrëveshje, ndër tjerash, parashihet edhe nxitja e futjes së gjuhës turke në shkollat shqiptare dhe anasjelltas.