Arbana Xharra lajmërohet nga Amerika, ka disa fjalë për Kosovën dhe Vetëvendosjen

LAJME


Gazetarja kontraverse Arbana Xharra, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e lira dhe demokratike. Ajo ia ka uruar Vetëvendosjes fitoren, duke thënë se shteti më i ri në Evropë po tregon kulturë elektorale.

Postimi i plotë i Xharrës: “Bravo Kosovë, zgjedhje pa skandale të lira dhe demokratike është mesazhi më i mirë që mund t’i dërgojmë Perëndimit. Shteti më i ri në Evropë po tregon kulturë elektorale. Vetëvendosjes urime fitorja. Të fala nga Amerika aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve”, përfundon Xhara në postimin e saj.