Babai i tenistit serb Gjokoviq: Nuk do ta njohim Kosovën derisa ekziston një serb në planet

LAJME


Sërgjan Gjokoviq, babai i tenistit serb, Novak Gjokoviq, ka thënë se “serbët nuk do ta njohin Kosovën derisa ekziston një serb në planet”. Gjokoviq, ka përmendur numrin e madh të “kishave dhe manastireve serbe” në Kosovë. Ai tha se “një Serbi e fortë i peng0n botës perëndimore”. “Imagjinoni një situatë sikur ne të kishim grabitur një pjesë të Britanisë së Madhe nga britanikët ose të Francës nga francezët ose të Izraelit nga izraelitët.

Shikoni se si sillen izraelitët, atyre u g rabitën tokën, por ata nuk pajt0hen me këtë me shekuj. Në Kosovë janë më shumë se 2.000 manastire dhe kisha tona. “Fuqia nuk i lutet Zotit”, por ne nuk do ta njohim atë për nuk e di se çfarë çmimi. Ne nuk do ta njohim Kosovën derisa ka një serb në këtë planet. Patriarku ka thënë bukur se referendumi ka qenë në vitin 1389”, ka shprehur fantazitë e tij babai i Novak Gjokoviqit.