Bashkimi Evropian duhet ta njoh urg jentisht pavarësinë e Kosovës për ta fituar besimin e ndërmjetësimit në dialog, ta detyron Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve

LAJME


Së pari duhet përkujtuar lexuesve se është publikuar në prill të vitit 2015 deklarata e Drejtorit për komunikim me media të Qeverisë së Serbisë i cili pat thënë:

Serbia nga qershori i vitit 1999 kurrë nuk ka pasur kontroll më të madhe mbi Kosovën sesa ka tani, dhe kjo po vërtetohet në bisedimet e Brukselit.

Dhe kjo u vërtetua në verë të po të njëjtit vit ku nga tandemi politik Hashim-Isa u nënshkruan dy marrëveshjet problematike për Kosovën, marrëveshja për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë dhe për kufirin me Malin e Zi.

Kjo u vërtetua edhe me marrëveshjet tjera të nënshkruara më vonë. Kontrolli i Serbisë mbi institucionet e Kosovës është duke u ushtruar edhe sot përmes rrjetit të strukturave të tyre të fshehta që po veprojnë në Kosovë.

Kosova nuk duhet të hyj në bisedime me Serbinë para se të krijoj institucione që nuk janë të ndikuara nga veprimtaria e strukturave të fshehta serbe në Kosovë.

Kosova nuk duhet të hyj në bisedime me Serbinë para se të krijoj kabinet qeveritar dhe Kryeministër që nuk është i ndikuar nga veprimtaria e këtyre strukturave të fshehta.LEXO ME SHUME