Bashkimi kombëtar – detyrim i kohës

LAJME


Çështja e bashkimit të shqiptarëve në një shtet është detyrë e kohës që rrjedhë nga aspirata historike dhe rrethanat ku jeton kombi shqiptar.

Natyrisht se kjo çështje ka kundërshtarët e saj. Ata mund t’i gjejmë në kuadër të f0rcave polilike shqiptare apo edhe të disa rrethanave të veçanta. Kundër janë edhe amriqtë e kombit shqiptar të bashkuar në një shtet. Këtej ka edhe dyshime të theksuara në UE deri edhe në SHBA-të.

Mirëpo çështja nuk qëndron dhe as që duhet të mbështetemi se sa të fortë janë faktorët k undër bashkimit të shqiptarëve në një shtet.

Përkundrazi! Bashkimi mbështetet kryesisht te faktorët e brendshëm dhe tek gjendja që ndikon ajo në sigurimin e të ardhmes në Ballkanin Perëndimor.

Tashmë dihet se çështja shqiptare është gurthemeli i paqes në këtë anë të Evropës. Me shqiptarët e n darë nëpër shtete sllave dhe me dy shtete nuk është zgjidhje adekuate dhe që garanton raportet e shëndosha me shtetin serb, malazez, maqedon dhe grek. Kudo në këto shtete ka shqiptar që nuk janë të barabartë dhe nuk njihen si popull shtetformues.

Në Greqi madje as që njihen si m inoritet shqiptarët! Po si dhe çka duhet bërë?

Ka disa forma dhe mënyra që dërgojnë te bashkimi i kombit shqiptar në një shtet. Këtu kuptohet se nuk po shkohet në rrugën revoIucionare të bashkimit. Nuk po kërkohet bashkimi i trojeve shqiptare në Greqi, në Serbi, në Maqedoni e në Mal të Zi me Shqipërinë. Natyrisht se kjo është e ardhmja e kombit.

Megjithatë po kërkohet realizimi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ky bashkim është themeli i paqes dhe i raporteve të shëndosha në Ballkan.

Me një bashkim të tillë, krijohen kushtet për zgjidhjen e çështjes çame në Greqi, asaj shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi e në Serbinë Jugore.

Kosova dhe Shqipëria mund të bashkohen në disa mënyra:

1. Krijimi i konfederatës Shqiptare me njësi politiko-shoqërore konfederative të barabarta dhe me të drejta ligjore edhe të shkëputjes nga konfederata.

2. Formimi i federatës me njësi federative-autonome, po me një federatë të pushtetit qëndror në shumë fusha, e sidomos, në fushën e rendit dhe të sigurisë, si dhe të mbrojtjes së territorit.

3. Shtetit unitar shqiptar me një pushtet qëndror dhe me dy nivele të pushtetit, sikundër është aktualisht Shqipëria dhe Kosova dhe

4. Unioni i shteteve si formë e njëjtë me Unionin Evropian. Këtu njësitë shetërore kanë sovranitet territorial, politik e të mbrojtjes së vendit, sikundër edhe pushtet të vetin të pavarur, me Kuvend, President e Qeveri. Bashkohen vetëm çështjet që njësitë shtetërore dakordohen.

Në kuadër të formave të propozuara kërkohet të merren për bazë shumë faktor për të përcaktuar formën e bashkimit dhe sistemin e shtetit që do të ndërtohet.

Këtu mendohet në vullnetin e populllit shqiptar dhe në shqyrtimin e faktorëve të jashtëm, deri edhe të amriqëve e të miqëve të kombit shqiptar.

Mendohet se kombi shqiptar është unik në bashkim. Ka kundërshtar, si Pandeli Majko apo ndonjë f0rcë tjetër, si heshtja e Edi Ramës, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Gjithashtu k undë rshtarët po dalin nga mediokretet e k alibrit të Lubonjës apo të ndonjë të ashtuquajturi analistë, që po mbushin mjetet informative në Tiranë.

Po këtu as Prishtina nuk është prapa. N TV 7 nuk ka mbrëmje që Luzha nuk del kundër bashkimit. Kemi gjithashtu edhe politikanë që janë kundër. Ata gjenden kryesisht në LDK dhe në PDK.

Kurrë nga PDK nuk kemi dëgjuar për bashkim. Atë nuk e ka perkrahur udhëheqja e vjetër, si Thaçi e Veseli, as kjo e tashme si Hoxha etj. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe LDK dhe udhëheqja e saj si Isa Mustafa apo ndokush tjetër.

Por pavarësisht këtyre kundërshtarëve në skenën politike, kombi shqiptar është i qartë dhe i vendosur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo shihet si hap i rëndësishëm për jetën e kombit dhe për sigurimin e paqes në Ballkan.

Nuk po futemi këtu në të mirat ekonomike, sociale, politike e shoqërore, si në arsim, në shëndetësi etj., që realizon bashkimi, sa është çështja e vetë sigurimit të paqes dhe të përmirësimit të m arrëd hënieve me shtetet fqinje në Ballkan.

Me një Shqipëri të bashkuar, e ku kemi një shtet funksional dhe të aftë për të zgjidhur çështjet, edhe raporte me Greqinë, me Serbinë, me Malin e Zi e me Maqedoninë marrin një pozitivitet paqësor.

Këto shtete e kuptojnë ashtu se shqiptarët janë të zotë për paqe dhe për lutfë. Vetë ky fakt e ndalon pretendimin ndaj territoreve shqiptare që shprehen tash.

Thënia në Beograd:

” Ne jemi në gjendje të ruajmë serbët në Kosovë e Metohi si pjesë e shtetit serb edhe me f0rcë”.

Me nje shtet shqiptar vetevetiu kjo merr fund. Beogradi do ta di atëherë se nuk marshohet lehtë në territorët shqiptare me ushtri e f0rca militare. Kjo sepse është një f0rcë mbrojtëse e aftë.

Kështu hiqet dorë nga pretendimet territoriale dhe fiton në peshë ideja e bashkëjetesës në Ballkan me shtete të lira dhe demokratike. Këtej kuptohet edhe rëndësia historike e bashkimit në UE e më gjerë.

Atëherë kur shteti shqiptar bëhet forcë, fiton edhe ideja e paqes.