“Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë! Hapet një tjetër ѕhkollë në Zvicër

LAJME


Një tjetër shkollë në gjuhën shqipe është hapur në Zvicër. Kjo shkollë rezulton të jetë e 47 në radhën e institucioneve që mësojnë shqipen e historinë shqiptare në Zvicër.

Shkolla e re është hapur në Shattdorf, në kantonin e Urit.

“Vazhdojnë sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër. Tani, rrugëtimi ynë ndalet te Shkolla Shqipe në Schattdorf, të Kantonit të Urit, e cila, i bashkëngjitet shkollave në mësimin në gjuhën amtare – në gjuhën shqipe.

Thirrja jonë “Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!”, do të na shoqërojë edhe në javët në vazhdim. A ka gëzim më të madh se kur fëmijët shqiptarë bëhen bashkë dhe e mësojnë gjuhën e nënës.

Në ditët në vazhdim numri i fëmijëve që do të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe do të jetë më i madh sepse interesimi i prindërve është për t`u përshëndetur. Në këtë pikë shkollore me fëmijët shqiptarë punon mësuesja e gjuhës dhe letërsisë Arbëresha Ziberi”, thuhet në një njoftim në rrjetin social