Baton Haxhiu: Vetëvendosje arriti qëllimin në Kosovë, synimet e saj politike tashmë janë depërtimi në Shqipëri

LAJME


Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me 14 shkurt e mbyll garën në Kosovë. Haxhiu ka thënë se synimi i Vetëvendosjes është të depërtojë në Shqipëri.

Vetëvendosje Kosovën e kanë sundua. LDK-në e kanë shkatërrua. Projektimi i tyre është Shqipëria. Me 14 shkurt mbaron bëtaja me Kosovën. Këta e kanë mat mirë se biologjia e një lideri politik si Edi Rama po shkon dhe nuk ka më lider tjetër në Shqipëri prandaj LVV po trason atë rrugë”, tha Haxhiu.

Analisti thotë se megjithatë LVV ka ndihmuar demokracinë në Kosovë. Ai thotë se një pjesë e mirë e njerëzve të LVV nuk kanë histori korruptive. Haxhiu thotë se është gjë e mirë që Vetëvendosje e unifikoi politikën e Kosovës dhe Shqipërisë pasi deri më tani në Shqipëri nuk ka pasur interesim për politikën në Kosovë.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive