Baza ushtarake në Mitrovicë alarmon Serbinë

LAJME


Ndërtimi i bazës ushtarake në Mitrovicë mund të vlerësohet si p rovokim i pushtetit në Prishtinë, sepse Kosova në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare nuk ka të drejtë në f orca të sigurisë, ka deklaruar profesori i Fakultetit të Sigurisë në Beograd, Zoran Dragishiç. Sipas paralajmërimeve nga Prishtina, baza e F0rcës së Sigurisë së Kosovës do të ndërtohet në kodrën e Cernushës në afërsi të Mitrovicës.

“Fakti se në Mitrovicë do të ndërtohet baza më e madhe e FSK, në afërsi të t erritorit ku jetojnë me shumicë serbët e përjetojë si lloj f rikësimi dhe p resioni nga Prishtina për serbët në Kosovë. Nëse kemi parasysh deklaratat që dëgjohen kohëve të fundit nga atje, e gjithë kjo së bashku përputhet në mozaikun e sjelljes a bsolute a gresive, mospranimi në dialog, vazhdimi i p resioneve në banorët serbë që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Dragishiç.

Profesori serb i sigurisë shtoi se për ndërtimin e bazës ushtarake të FSK në Mitrovicë nuk ka asnjë arsyetim.“Është shumë vështirë me shkaqe të sigurisë të a rsyetohet ndërtimi i bazës së FSK pikërisht aty. Mendoj se kjo ka shkaqe dhe prapavijë politike, që nuk është vështirë të kuptohet”, përfundoi ai. Dje Kuvendi Komunal dhe kryetari i Mitrovicës në jug Bahtiri ka propozuar që baza e re e F0rcës së Sigurisë së Kosovës të ndërtohet në kodrën e Cernushës afër Mitrovicës dhe të emërtohet me emrin Isa Boletini.