BE e tradhëtuar nga Premtimet e Serbisë: Njohjen e Kosovës tërheqin edhe 5 Shtete

LAJME


Serbia po vazhdon të punojë kundër premtimeve që i dhanë Bashkimit Evropian. Sot mediat në Serbi kanë dalë me një tekst të gjatë duke aluduar se janë pesë shtete që janë të gatshme ta tërheqin njohjen e Kosovës.

Sipas informacionit të fundit, Serbia po pretendon se Egjipti së shpejti mund të lëshojë një deklaratë që konfirmon se nuk e ka njohur Kosovën. Pas kësaj, katër shtete të tjera të KB do të mbeteshin, përkatësisht Peruja, Republika Dominikane, Antigua dhe Omani, statusi i të cilave në lidhje me njohjen e Kosovës nuk është i qartë.