BE-ja dhe Turqia mesazh për Kosovën: “Keni bërë gabim me hapjen e ambasadës në Jerusalem

LAJME


Ankaraja është ndjerë keq nga vendimi i Prishtinës për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, një akt që parashihej në njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve, sipas marrëveshjes së Uashingtonit.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Zotimi në fjalë i Kosovës është shkelje e ligjit ndërkombëtar, veçanërisht i rezolutave të OKB-së të miratuara për këtë çështje”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy. Nga ana tjetër, edhe BE ka reaguar kundër këtij veprimi të Kosovës.

“Pozicioni i BE-së për vendosjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë, pra në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e shteteve anëtare të BE-së si dhe delegacionin e BE-së në Izrael janë të vendosura në Tel Aviv”, tha zëdhënësi Peter Stano.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive