Berat Buzhala bën thirrjen e madhe: “Shqiptarë, rrëzojeni Edi Ramën!”

LAJME


Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, që, kur të v desë, – i urojmë jetë të gjatë – gazetari që do ta ketë për nder që të shkruajë ndonjë fjalë për jetën dhe veprën e tij, shpresën e vetme për të gjetur fjalë të mira do ta ketë për punën e tij si kryetar i Tiranës. Nekrologjia do të mund të përfundonte kështu: Në periudhën 2013 – 2021, ai bëri dëm, ndoshta duke pasur qëllime të mira.

Berat Buzhala

Edi Rama aq shumë është plakur në dy vitet e fundit, sa të duket pothuajse edhe e pandershme që t’ia kushtosh një shkrim të plotë. Nuk po flas për plakjen e njeriut Edi, por të karakterit Edi.

Kush do të thoshte?
Rama vazhdimisht ka qenë karakter interesant për t’u marrë me të, për t’u shtyrë me të, për të polemizuar me të. Në fakt, e vetmja gjë interesante te politikani Rama ishte karakteri i tij e edhe ai u shua pa e mbërritur as ditën e zgjedhjeve.

Ai duket i lodhur, i mërzitur, jokreativ, i përsëritur. Duket sikur një film që e kemi parë e i cili, le të themi, premierën e ka pasur deri diku interesante, kurse herët e tjera ka qenë monoton. Nuk më bëjnë më për të qeshur polemikat e tij në Facebook me lexuesit, nuk ma marrin vëmendjen as fyerjet që ua bën gazetarëve në studio televizive, as rrobat e tij, as mjekra e tij.

Asgjë. Më duket sikur një fëmijë, që, për ta marrë vëmendjen, të cilën e ka të domosdoshme, fillon dhe bën gjëra banale, në praninë e mysafirëve.

Edi Rama, për fatin e tij të keq, është duke menduar që viti 2021 është viti 2013, kur ai ishte zgjedhur kryeministër i vendit, përveç tjerash, sepse edhe po bënte show. Interneti ishte habitati i tij në atë kohë. Kundërshtarët e tij politikë dukeshin si alienë nëpër rrjete sociale, aty ku Edi po shkëlqente. Ku ai po futej “live”, ku po polemizonte, ku po fliste me shqiptarët pa praninë e gazetarëve.

Një pjesë e të rinjve, edhe të lodhur nga qeverisja PD-LSI, por edhe duke qenë të joshur nga një pjesë e personalitetit të Ramës, kishte rënë në kurthin e tij. Që nga atëherë, Rama nuk është ndalur së shkunduri të njëjtën pemë. Vazhdimisht, prej saj ka rënë ndonjë kokërr molle, por jo edhe në vitin 2021. Nuk ka çfarë të lëshojë më, përveç gjetheve.

Është shumë vështirë të flasësh mirë për politikanin Rama. Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë, që, kur të v desë, – i urojmë jetë të gjatë – gazetari që do ta ketë për nder që të shkruajë ndonjë fjalë për jetën dhe veprën e tij, shpresën e vetme për të gjetur fjalë të mira do ta ketë për punën e tij si kryetar i Tiranës. Nekrologjia do të mund të përfundonte kështu: Në periudhën 2013 – 2021, ai bëri d ëm, ndoshta duke pasur qëllime të mira.

Të thuash që në këto 8 vjet nuk ka bërë asgjë që meriton të përmendet, ndoshta është nihilizëm i tepruar, mirëpo që me të vërtetë ishin tetë vite të h umbura për shqiptarët, as kjo nuk mund të kontestohet. Rama vazhdon me muzikën e njëjtë. Vazhdon t’u turret njerëzve në Facebook, në Twitter, në rrugë, në ara, në ceremoni, në studio televizive. Kudo që gjen një shqiptar që nuk është me të, fillon ta tallë, ndërsa nëse rastësisht afër tij nuk është askush që e k undërshton, atëherë vazhdon t’i tallë edhe ata që e përkrahin. Impulset e tij të para janë n gacmimi, tallja dhe…Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive

VAZHDONI KETU PER LAJMIN E PLOTE