Berisha: Kosova është e Serbisë, UÇK ishte organizatë terroriste

LAJME


Berisha kundërshton a shpër pavarësinë e Kosovës dhe UCK-në e quan o rgani zatë t er roriste, kurse ndërhyrjen e NATO-s a gresion ndaj Serbisë.

Kryetari i Amzës të Shqiptarëve të Serbisë, Demo Berisha k undërshton a shpër pavarësinë e Kosovës dhe UCK-në e quan o rganizatë t er roriste, kurse ndërhyrjen e NATO-s a gresion ndaj Serbisë.

“I bëj thirrje bashkatdhetarëve në Kosovë dhe Metohi që të trajtojnë serbët, veçanërisht ata që jetojnë në enklava, që t’i ndihmojnë ata dhe t’u lejojnë atyre të jetojnë normalisht në shtëpitë e tyre. Ne shqiptarët në Serbi jemi të gatshëm të ndihmojmë arritjen e pajtimit midis popullit serb dhe shqiptar në Kosovë dhe Metohi”, thotë Berisha për “Novosti”.

Në Serbi jetojnë 180,000 shqiptarë në 140 komuna. Vetëm në tri komuna të Luginës së Preshevës jetojnë 70,000 shqiptarë. Në Vojvodinë jetojnë 9,000.

“Jemi të lidhur me këtë vend, familjarisht dhe ekonomikisht, dhe fëmijët tanë janë shkolluar këtu”, tha Berisha, duke shtuar se kohët e fundit kishin gjeneratën e parë prej 120 shqiptarëve që diplomuan nga universiteti në Beograd, Novi Sad dhe Suboticë.