Berisha: Mitsotakis t’i bëjë Ramës një përmendore

LAJME


Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen e detit. Megjithatë, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, falenderimi është pak. Berisha tha se Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore. Ky përsëriti pas 106 vitesh jo në tokë por në det, protokollin e Korfuzit. Ky e bëri fakt të kryer, dhe u thotë shqiptarëve, se në nuk na prek zgjerimi i ujërave terr itoriale të Greqisë. 6 mijë që kishte Greqia janë të barabarta me 12 milje që do ketë tani.”

Ndërsa, duke folur për ligjin e 12 miljeve detare të miratuar në vitet ’90 i cili u shfuqizua në 2008, Berisha tha se në vitin 2009, pas neg ociatash dyvjeçare me Greqinë, u arrit marrëves hja detare ku qeveria greke paraqitet me 6 milje ujëra terr itoriale, kurse qeveria shqiptare me 12 milje.

Megjithatë, kjo marrëveshje sipas tij, u rrëzua për llogari të një pale të tretë. Ish-kryeministri Berisha u shpreh po ashtu se nga zgjerimi i Greqisë në Jon, Shqipëria humbet një terr itor të konsiderueshëm ajëror si dhe triliona euro në depozita nafte dhe gazi natyror.