Bërnabiqi i kundërpërgjigjet Kamberit: Janë pakicë ata që mendojnë se Kosova nuk është Serbi

LAJME


Deklarimi i deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, s’i ka pëlqyer fare kryeministres Serbe, Ana Bërnabiq.

Kamberi i ka thënë Bërnabiqit se Kosova është e pavarur dhe se për të shkuar atje ju duhet leje.

Madje ai ka folur edhe për fotografinë e postuar në rrjetet sociale nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me hartën e Kosovës dhe me flamurin e Serbisë në mes të saj, të cilin ai e quajti “pr0v0kim simb0Iik”, i cili, sipas tij, tregon edhe më tej pretendimet k0I0nialiste të Serbisë në raport me Kosovës.

“Simb0Iikë e Kosovës pa shqiptarë, simb0Iikë e paruIIës së viteve të 90-a ‘Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna’”, u shpreh Kamberi.

Ndërsa pas fjalimit të tij, u përgjigj kryeministrja serbe. Bërnabiq ia kujtoi Kamberit se është në Kuvendin popullor të Serbisë, se është deputet dhe se duhet të respektojë Serbinë dhe “faktin se Kosova dhe Metohija është krahinë në kuadër të Serbisë”, për çka deputetët tjerë e duartrokitën kryeministren serbe.

Ajo shtoi se kjo çështje “është shumë e qartë” dhe se për këtë temë nuk ka nevojë të debat0het më tutje.

“Harta e krahinës aut0n0me të KeM-së e cila është e mbështjellë me flamurin serb, është hartë e zak0nshme. Atë hartë me flamurin serb e njohin më shumë se gjysma e globit. Ata që mendojnë se KeM nuk është në Serbi janë pakicë. Flamuri i një vendi tjetër ose i një vendi imagjinar në Kosovë dhe Metohi tregon pretendimet e f0rcave të huaja ndaj territt0rit serb. Siç tha Vuçiqi, kjo është e vërteta dhe kështu duhet të jetë”, tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.