Bllokoi rrugën e Serbisë në BE: Nipi i “Edvard Kardelit” ndërkohë edhe Lobues i Kosovës

LAJME


Eurodeputetët në debatin për Raportin e Progresit për Serbinë miratuan ndryshimet e përfaqësuesit slloven Igor Šoltes për Srebrenicën duke deklaruar se njohja e gj en0cidit në Srebrenicë është hap themelor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Kush është Igor Šoltes?

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Soltes, është nipi i politikanit të njohur slloven Edvard Kardel, njëriu më me ndikim pas Titos në ish-Jugosllavi. Ai konsiderohet krijuesi kryesor i sistemit jugosllav të vetë-menaxhimit të punëtorëve, shkruan FMimages.net.

Edvard Kardel ishte një ekonomist i shquar i lindur në Slloveni dhe anëtar i plotë i Akademisë Sllovene të Shkencave. Igor Soltes më parë ka shërbyer si këshilltar i Bankës Botërore për Kosovën. Ai është i familjazuar më shqiptarët e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

“Šoltes, nipi i Eduard Kardelit, vazhdon traditën familjare të fragmentimit të mëtejshëm të Serbisë”, thotë Milovan Drecun.

Soltesh tani është shpallur a rmik nga Serbia, për shkak të hartimit të amendamentit që obligon Serbinë të njoh Gj en0cidin e Srebrenicës.

“Na vjen keq mohimin e përsëritur të gj en0cidit në Srebrenicë të disa zyrtarëve serbë dhe iu kujtoj atyre se bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe m ekanizmat që pasuan atë, gjithashtu, përfshin d etyrimet e pranimit dhe zbatimit të ak tgjy kimeve dhe vendimeve të saj. Njohja e gj en0cidit në Srebrenicë është një hap thelbësor në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, tha Igor Šoltes, eurodeputet i grupit parlamentar të të Gjelbërve.

“Duhet ta dini se nuk po ju thërrasim për drekë falas”

Šoltes nuk është eurodeputeti i parë slloven në Parlamentin Evropian që flet për probIeme të ndryshme në Serbi.

Eurodeputeti slloven Ivo Vajgl, gjithëashtu ka k ritukuar a shpër Serbinë

“Autoritetet serbe duhet të dinë se ne nuk i thërrasim ata për një drekë falas, por që ata duhet të jenë në përputhje me standardet dhe vlerat e BE-së? – tha Vajgl dhe tha se ka shumë fusha ku kjo h armonizim nuk ndodh.

Ivo Vajgl vlerësoi se Serbia është shumë miqësore në ma rrëdhëniet me Rusinë, dhe se liria e medias është një problem i madh.