Britania nuk humb kohë! / Gati marrëveshja e madhe historike me Turqinë

LAJME


Britania nuk humb kohë! / Gati marrëveshja e madhe historike me Turqinë

Britania e Madhe dhe Turqia po përgatiten të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë të martën, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar një deklaratë nga Ministria britanike e Tregtisë Ndërkombëtare.

Do të jetë marrëveshja e parë që kur kryeministri Boris Xhonson arriti një marrëveshje të re tregtare me BE-në.

“Marrëveshja, e cila do të nënshkruhet këtë javë, garanton mungesën e tarifave dhe do të sigurojë siguri për mijëra vende pune në industrinë britanike”, tha Ministrja e Tregtisë Ndërkombëtare, Elizabet Tras.