Bullgaria vë në siklet Ballkanin: Bullgarisë i takon e gjithë Maqedonia, pjesë të Greqisë si dhe dy qytete serbe, Nishi dhe Vranja

LAJME


Zëvendës Kryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, shkakt0i zemërim në rajon me një urim skandaloz me 8 Mars dhe njoftoi tendencat irredentiste të partisë së cilës ai i përket, VMRO-BND.

Në sfondin e kartolinës së urimit që ai publikoi në emër të partisë së tij VMRO-BND, përveç figurës së stilizuar të një gruaje me një fëmijë dhe fjalëve “traditë, familje, vlera”, harta e Bullgarisë së Madhe është qartë e dukshme.

Sipas asaj harte, Bullgaria përfshin të gjithë Republikën e Maqedonisë Veriore, pjesë të Greqisë, por edhe qytete serbe, si Nishi dhe Vranja.