Çfarë po ndodh – publikohet harta e copëtuar e Kosovës?!, Haradinaj kërkon reagimin e Albin Kurtit

LAJME


Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar reagimin e Qeverisë, përkatësisht të kryeministrit Albin Kurti duke thënë se në disa media të shteteve të Ballkanit Perëndimor janë duke qarkulluar disa harta ku shihet Kosova pa komunat veriore, raporton Gazeta Express.

Haradinaj në Facebook ka thënë se “kjo hartë e “freskët” që ka disa ditë që po qarkullon nëpër mediet e disa shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndjellë ndjenjë të tm errshme tek më kujtohen ditët e 2018/2019 kur Kosova e vogël lu ftonte “e përçarë për së brendshmi” për të mos u c0pëtuar”

“Përderisa kjo hartë mo nstruoze po riaktualizohet në secilin debat e medium në Ballkan, e në qarqe diplomatike përmes gjoja një “non-paper” që Sllovenia do t’i dorëzojë BE-së me fillimin e Presidencës së saj të Këshillit të BE-së në qershor, është e pakuptimtë se si Prishtina zyrtare mund të qëndrojë tërësisht e heshtur përballë pretendimeve të tilla territoriale nga shteti fqinj e ar miku i vjetër, Serbia. Harta të këtilla që qarkullojnë edhe jozyrtarisht, duhet të na alarmojnë të gjithëve, e veçanërisht Kryeministrin Kurti, të cilit edhe i takon t’a udhëheqë dialogun me Serbinë, se duhet t’a marrë ketë temë më seriozisht, dhe t’u japë përgjigje të prerë të gjitha këtyre kërc ënimeve për sovranitetin, integritetin territorial, dhe paqen e stabilitetin në vendin tonë”