Çka i tha CIA Xhavit Halitit, tregon Milaim Zeka

LAJME


Ish-reporteri i l uftës, Milaim Zeka, ka folur për kohën e l uftës në Kosovë. Zeka tregon se çka iu tha qeverisë amerikane nga Bujar Bukoshi, Veton Surroi e Xhavit Haliti. “Njeriu i parë që ka hapur frontin deri në State Departament, që s’ka lënë sen të zezë pa folur k undër njerëzve të UÇK’së, ka qenë Bujar Bukoshi”, thotë Zeka në Pressing.

‘A i ka taku Bujar Bukoshit e Veton Surroit e do të tjerëve pasi u v ra Adem Jashari në Prekaz me diplomatë botërorë me fol për ngjyrimet politike të njerëzve të l uftës, nuk u ka taku”, thotë ai. “CIA amerikane edhe përfaqësuesit e shtetit amerikan një gjë i kanë thënë Xhavit Halitit; “Ne po e duam vetëm një garancion. A pranoni ju ndihma nga vendet arabe, a pranoni ar më nga vendet arabe, a do të veproni ju sikurse Bosnja?”, shpjegon Zeka në Pressing.

“Xhaviti dhe të tjerët thonë kështu: “Ne vetëm nga Perëndimi dhe ne do t’i ndjekim udhëzimet vetëm nga ju”.”, tha Zeka. “Këtë po ta ilustroj me një shembull”, vazhdoi Zeka. ‘Ka ardhur një anije me ar mët më moderne që u bllokua në detin Adriatik, sepse ka ardhur nga Irani”, tha ai.