Çka ju tha Kurti Gjermanëve për fuqinë e Amerikës në Kosovë?

LAJME


Gazeta e përjavshme gjermane, “Der Spiegel”, vite më parë kishte sjell një artikull për Kosovën, e protagonist ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili e cilësonte Amerikën fuqi koloniale në Kosovë.

Albin Kurti, të cilin “Der Spiegel” e cilëson si një njeri elokuent, problemin më i madh për të ishte qeveria e Kosovës.

Kurti për këtë gazetë kishte thënë se “Kosova ndoshta formalisht është shtet i pavarur, por në të vërtetë nuk është sovrane”.

Gazeta në këtë artikull të vitit 2011 përmend ndikimin që Beogradi ka nëpërmjet mësuesve, policëve dhe mjekëve që rrogat marrin nga buxheti i Serbisë.

Tuje lideri i VV’së që tashmë edhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar atë botë për gazetën gjermanë se, kryeministri Hashim Thaçi është “hajduti që vjedh nga populli i vet dhe qeveris si kukull e fuqisë koloniale të SHBA’së”.

Duhet theksuar se VV edhe më parë kishte shkruar komunikata k undër politikanëve amerikanë, siç është rasti me presidentit Joe Biden, me titull “Bideni e di mirë…” që tashmë kjo parti e ka ‘z hdukur’ nga faqja e tyre online.

Kurti ka pasur gjithashtu p ërplasje të as hpra edhe me të dërguarin e posaçëm amerikan për bisedime Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku ky i fundit ka reaguar edhe ndaj qëndrimit të Kurtit mbi ambasadën e Kosovës në Izrael, i cili pas takimit me ambasadorin turk ka thënë se do të ri-shikoj marrëveshje e Washingtonit, ku Kosova zotohet se do të ta vendos ambasadën e saj në qytetin e Jerusalemit.