Çun Lajçi: Ku po iu djegë tash e pse po iu pengon Vjosa me fjalime n’Tiranë e Albini n’Prishtinë

LAJME


Çun Lajçi: Ku po iu djegë tash e pse po iu pengon Vjosa me fjalime n’Tiranë e Albini n’Prishtinë

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka folur pas kritikave ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, për fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka pyetur se po iu “djegë” ky fjalim i Osmanit në Tiranë dhe fjalimet e Albin Kurtit në Prishtinë.

“Mos flej Tiranë se Prishtina po çohet prej gjumit!”, ka shkruar Lajçi në Facebook.
Postimi i tij i plotë:

Eh shqiptari bre!
Vjet, jo ma larg se kah fillim vjeshta, kur e patë se po fryhen lumejt u gëzuet shumë e thatë shyqyr që po na e merr plehun e hudhun vend e pa vend!
E lumejt e frymë ishin veç dy.
Nji Ibër që ikë prej Kosovës e nji Dri që shkon n’Shqipni.

Jo s’ishin lumej po nji Vjosë e nji Albin për t’cilët bajshit lum!
Mbas nji viti e moret vesh se kush ishin plehnat që ujnat e rrembyeshëm po i bartnin me vete, e filluet t’luhateni!

S’di ku po iu djegë tash e pse po iu pengon Vjosa me fjalime n’Tiranë e Albini n’Prishtinë.
Po m’duket se prap Ibri do t’fryhet e prap Lumbardhi i Prizrenit do t’bahet bashkë me ate t’Pejës, me pastrua Drinin mbushë me kanaqe e qese najloni deri n’Shkodër.
Mos flej Tiranë se Prishtina po çohet prej gjumit!