Dacic i pakënaqur: “Amerika ende po lobon për Kosovën”

LAJME


Ai ka kritikuar shtetet e perëndimit pse lobojnë për anëtarësim të Kosovës në Interpol, ndërsa me cinizëm ka kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave: Le të shkojnë të gjithë atje

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se administrata amerikane pak e ka ndryshuar qasjen ndaj “problemit” të Kosovës.

Ai është ankuar se edhe më tej ekziston lobimi për anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, transmeton Gazetametro.net.

Ai ka kritikuar shtetet e perëndimit pse lobojnë për anëtarësim të Kosovës në Interpol, ndërsa me cinizëm ka kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave:

“Sa na përket ne, Kosova nuk mund të hyjë në Intrerpol, por lirisht jepjuani liberalizimin e vizave. Le të shkojnë të gjithë atje”, ka thënë Dacic./gazetametro