Daçiq – Kurtit: Ne e besojmë dialogun, por së pari bëje ti Zajednicën

LAJME


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka d eklaruar se Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga p ozicioni se nuk mund të ketë progres në dialogun me Kosovën derisa të përmbushen detyrimet nga marrëveshja e Brukselit dhe të krijohen kushtet pë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Tanjug.

Daçiq tha për TV K1 se është mirë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ritheksoi këtë përsëri gjatë takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo, ajo është një p latformë e vjetër, është thirrja jonë, të cilën, që nga nënshkrimi i m arrëveshjes së Brukselit, ne e kemi theksuar vazhdimisht drejt institucioneve evropiane”, tha Daçiq.

Ai vlerësoi se BE-ja ka standarde të d yfishta dhe përmendi si shembull zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat u mbajtën për herë të parë pa vëzhgues të huaj dhe m isionin e OSBE-së.

“A është Kosova d emokracia ideale, pse dikush nuk vjen këtu të flasë për d ialog n dërpartiak? Sepse ka standarde të d yfishta”, deklaroi Daçiq.

Ai përsëriti se p ozicionet e Beogradit janë të qarta që nga fillimi, se nuk do të ketë vazhdim të n egociatave derisa të zgjidhet çështja e A sociacionit.