Deputeti Francez mesazh Komisionit Europian: Pranimi i Kosovës në Bashkimin Europian do të sjellë probleme

LAJME


Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Thierry Mariani ka reaguar pas qëndrimit të Spanjës ndaj Kosovës për ndeshje kualifikuese të botërorit në futboll.

Ai i ka dërguar mesazh Komisionit Evropian që pranimi i Kosovës në Bashkimin Evropian do të sjellë pr0bleme. Ai ka shkuar edhe më tej, duke e quajtur Kosovën ‘Territor të marrë nga Serbia’.

“Nëse Komisioni Evropian ëndërron të sjellë Kosovën në Bashkimin Evropian, futbolli na kujton se 5 vende evropiane për fat të mirë ende refuzojnë të njohin këtë territor të marrë nga Serbia dhe statusin e shtetit të pavarur” ka shkruar Mariani në Twitter.