



Rastet e dh unës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që v iktima të jenë burrat, pasi që zakonisht d hunën e den oncojnë gratë. Kështu ka ndodhur në një familje në Rahovec, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin e ka de noncuar në Polici një 41-vjeçar, i cili si pasojë e dhunës së përjetuar nga bashkëshortja e tij, ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore në spital. Bazuar në dëshminë e vi ktimës, e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë ku bashkëjetojnë çifti ku pas një mosmarrëveshjeje, e dyshuara e ka rr ahur duke e goditur me kabllo të telefonit.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është arr estuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet. Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti për veprën ‘D hunë në familje.