Dick Marty i mori provat nga Serbia, e konfirmon ky diplomat (VlDE0)

LAJME


Milan St. Protiq, ish-ambasador i Serbisë në Zvicër, në emisonin “Mysafiri i ditës“, të televizionit serb TV HAPPY, me rastin e promovimit të librit të tij, “Vendi i Wilhem Telit”, ka folur edhe për kohën dhe rrethanat e njoftimit me ish-raportuesin e Këshillit të Evropës, Dick Marty, bashkëpunimit që kanë pasuar me Martyn si ai ashtu dhe pr0kuroria serbe për k rimet e Iuftës, përkatësisht se si i mori Dick Marty “pr0vat” nga pr0kuroria serbe në bazë të të cilave edhe e hartoi Raportin e tij në vitin 2010 për Këshillin e Evropës, raporton Gazeta “Evropa“.

Fillimisht, duke prezentuar përmbajtjen e librit, ish-ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq, e ka çmuar si tejet të vlershëm dhe madje edhe intrigant si për lexuesit ashtu dhe për pubIikun, siç është shprehur ai, “rrëfimin për Dick Martyn, raportuesin e Këshillit të Evropës për ‘Shtëpinë e verdhë’ dhe trafikimin me 0rganet njerëzore“.

“Idea ime e parë me t’u vendosur në Zvicër faktikisht ka qenë ta takoj Dick Martyn, i cili në atë kohë posa ishte emëruar raportues i Këshillit të Evropës. Nga ana e prokurorisë sonë për k rime të Iuftës, kam qenë paraprakisht i informuar se dëshmitë tona mbi atë se çfarë ka ndodhur në veri të Shqipërisë kanë qenë shumë të forta dhe bindëse, dhe kam vlerësuar se ky është një shkak i mjaftueshëm që veprimi im i parë në Zvicër të jetë njoftimi me Dick Martyn dhe atë e kam njohur para se të dorëzoja letrat kredenciale dhe kam vazhduar të bashkëpunojë me të”, kështu e përshkruan në detaje në emision ish-ambasadori serb në Zvicër, Protiq, motivin që e ka shtyer për ta takuar dhe për t’u njoftuar me Dick Martyn posa ishte vendosur në Zvicër, madje pa d0rëzuar ende letrat kredenciale.

Temë e pashmangshnme e bashkëbisedimit të tij me drejtuesit e emisionit ka qenë edhe Raporti i d0rëzuar nga Dick Marty më 16 dhjetor 2010 në Këshillin e Evropës, mënyra e hartimit të tij, çfarë kishte faktikisht nga pr0vat Dick Marty dhe në cilat materiale dhe pr0va e mbështeti Marty këtë raport.

“Mund të them se pjesa më e madhe e pr0vave materiale janë ato që ka mbledhur pr0kuroria jonë për k rime të Iuftës, që është një material i jashtëzakonshëm, ndoshta më i miri që është punuar ndonjëherë, dhe detyra ime ka qenë që t’ia ofrojë, t’ia sygjeroj dhe tregoj atë material, të ndihmojë për të ardhur deri tek kontakti ndërmjet përfaqësuesit të prokurorisë sonë dhe Dick Martyt, dhe në fund ia kemi arritur kësaj”, thotë ish-ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St. Protiq.

Dhe, përpjekjet e ambasadorit serb në fund rezultojnë të sukseshme jo vetëm në realizimin e takimit të Dick Martyt me përfaqësues serb të pr0kurorisë, por edhe në d0rëzim e gjithë materialit që kishte grumbulluar ajo.

“Dick Marty e ka pranuar materialin e mbledhur me përkushtim nga njerëzit tanë nga prokuroria, hetuesit, përfshirë edhe policinë, që kanë punuar në të, dhe në bazë të tij e ka hartuar raportin. Ai vetë nuk ka pasur kurrëfarë pr0vave bindëse dhe serioze”, thotë ish-ambasadori serb përkitazi me Raportin famoz i cili solli pas vetes një fushatë të a shpër akvuzash nga më m0nstru0zet mbi bazën e pretendimeve të Dick Martyt në drejtim të pjesëtarëve dhe drejtuesve të UÇK-së.