DioGuardi: Edi Rama nuk po i mbron shqiptarët e Kosovës, ai po kalon kohë me Vuçiçin dhe Erdoganin

LAJME


Ish-kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve Joe DioGuardi është shprehur në Prime Time se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është duke i mbro jtur inter esat e shqiptarëve të Kosovës.

Sipas tij ai po kalon shumë kohë me presidentin e Turqisë, Erdogan si dhe me presidentin serb Aleksandër Vuqiq. “Ai është shumë i afërt me Erdoganin dhe po kalon shumë kohë me Vuqiqin dhe nuk po i mbron shqiptarët e Kosovës”, ka thënë ai.