Djali i kryeministrit të Izraelit i komenton Vlora Çitakut në postimin për hapjen e Ambasadës

LAJME


Zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar.

Fotografitë e selisë së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem janë shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, ndërsa ka rënë në sy edhe komenti i djalit të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, Yair.

Yair Netanyahu ka komentuar në Tweet-in e ish-ambasadorës së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila ka shpërndarë një fotografi të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ai ka vendosur flamujtë e dy shteteve në koment si dhe një emoji zemër.