Djukanoviç për kishën serbe: Është organizatë politike, jo fetare

LAJME


Kryetari i Malit të Zi Milo Djukanoviç ka thënë se Kisha ortodokse serbe është më shumë 0rganizatë politike, se sa fetare.

“Me katër dioqezat e saj në Mal të Zi, prej të cilave tri janë tejkufitare, ajo e vizaton hapësirën e Serbisë së madhe dhe në këtë mënyrë tregon se cili është misioni i saj”, ka thënë Djukanovi.

Kisha, ka thënë ai, është ajo e cila drejton me proceset, ndërsa misioni i saj është që, “kur politika shtetërore bën g abim, e sipas tyre pavarësia e Malit të Zi është g abim, g abim i Serbisë e cila e ka lejuar këtë, atëherë kisha është aty që me kohë ta përmirësojë”.

Duke folur për kreun e kishës serbe në Mal të Zi, Amfilohije, ai ka thënë se ajo ka pasur edhe çaste të ndritshme.

“I ka mbështeur ndryshimet demokratike në Serbi, e ka larguar politikën e Malit të Zi nga politika e Milosevicit. Ka qenë e përmbajtur para referendumit të vitit 2006 (për pavarësinë e Malit të Zi), ndonëse e di se qëndrimi i saj është thellësisht kundër pavarësisë së Malit të Zi.

Pas kësaj në kontinuitet është shprehu misioni i saj i Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi”, ka thënë Djukanovic.