‘Big Brother VIP Albania 2’ ka përfunduar me Luiz Ejllin si fitues, ndërsa tashmë po flitet për edicionin e radhës të spektaklit televiziv.
Derisa e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm dhe shumë emocionues edicionin e dytë, në pyetjen e gazetarit të ‘Shqipëria Live’, Sara Hoxha ka konfirmuar edicionin e radhës.
“Do të kemi një ‘Big Brother VIP 3’ së shpejti… Big Brother do t’i lërë hapësirë programacionit të Top Channel që është goxha i ngjeshur në verë me shumë programe të reja… dhe do të vijë në sezonin vjeshtë/dimër 2023/2024”.