Dobi dhe mësime të përfituara nga historia e Ibrahimit (alejhi selam)

LAJME


Dobi dhe mësime të përfituara nga historia e Ibrahimit (alejhi selam)

1-Cdo detaj që Allahu i Lartësuar na e ka treguar në historinë e Ibrahimit (alejhi selam), jemi të urdhëruar në mënyrë të veçantë që ta praktikojmë. Allahu i Lartësuar thotë: “Fenë e babait tuaj, Ibrahimit.” [Haxh 78].

D.m.th, përkushtojuni asaj!“Pastaj ty të shpallëm: “Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve”. [Nahl 123].“Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet.” [Mumtehine 4].

Ajo që ka të bëjë me teuhidin (njësimin e Zotit në adhurim), bazave të fesë, besimit, moraleve dhe çdo gjë për të cilën Allahu na ka treguar për të (Ibrahimin), ndjekja e tij, konsiderohet prej fesë sonë.

Për këtë arsye, meqenëse urdhëri për të ndjekur Ibrahimin ishte i përgjithshëm dhe përfshinte të gjitha gjëndjet e tij, Allahu veçoi vetëm një rast, duke thënë: “Përjashtim (nga ky shembull) bën fjala e Ibrahimit për të atin: “Unë do të kërkoj falje për ty. [Mumtehine 4].

D.m.th mos e ndiqni në këtë rast, e të kërkoni falje për idhujtarët, sepse kërkimi i faljes që bëri Ibrahimi, ishte vetëm një premtim që ai ia kishte dhënë babait, por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Zotit, u distancua prej tij.2-Allahu i Lartësuar e zgjodhi Ibrahimin si halil (të dashurin e Tij) ndëkohë që fjala e përmendur (halilu Allah), nënkupton shkallët më të lata të dashurisë. Këtë shkallë, nuk e ka arritur askush nga njerëzit, përpos dy të dashurve të Zotit: Ibrahimit dhe Muhamedit (alejhima selam).

3-Mësojmë, nderimin që Allahu i bëri këtij Pejgamberi, duke i dhënë mrekulli tëe ndyshme. Ai dha profetësinë tek pasardhësit e tij si dhe u dha librat. Nxorri nga pasardhësit dy popuj, që do të sihin më të nderuarit: Popullin arab dhe bijtë e Izraelit. Allahu e zgjodhi atë që të ndërtonte shtëpinë e shenjtë, e cila është shtëpia më e vlefshme dhe e para faltore e ndertuar për njerëzit. I dhuroi fëmijë atëherë kur ishte i thyer në moshë dhe i ishte shuar çdo shpresë. Me emrin e mirë të këtij Profeti, mbushi lindjen dhe perëndimin. Zemrat e njerëve i mbushi me dashuri dhe gjuhët e tyre me përmendje të mirë ndaj Ibrahimit (alejhi selam).

4-Allahu e ngriti lart Ibrahimin në dije, në vendosmëri dhe forcën e argumenteve. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kështu, Ne ia treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të Tokës, që ai të bëhej nga ata që besojnë vendosmërisht. [En’amë 75].“Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngremë kë të duam në shkallë të lartë. Vërtet, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëdijshëm.” [En’amë 83].

Që të arrinte kulmin e dijes dhe fundin e saj, Ibrahimi iu lut Allahut duke thënë: “Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!” – Zoti i tha: “A nuk beson?” – “Besoj” – iu përgjigj Ibrahimi, “por dëshiroj të më qetësohet zemra.” Allahu i tha: “Merr katër zogj dhe copëtoji. Shpërnda në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” [Bekare 260].

5-Ai që përkushtohet në kryerjen e adhurimeve dhe jep maksimumin në plotësimin e shkaqeve, por i del një pengesë që nuk e lë ta plotësojë, shpërblimi i tij shkruhet tek Allahu. Siç na ka treguar Allahu i Lartësuar, për atë që emigron dhe vdes pa arritur tek vendi i emigrimit.[1]

Ashtu sikurse e përmendi Allahu në ndodhinë e flijimit, se Allahu ia kishte plotësuar shpërlimin Ibrahimit dhe Ismailit, atëherë kur u dorëzuan dhe e pranuan urdhërin. E mgjth pas kësaj, Allahu e largoi vështirësinë dhe u dha shpërblimin e kësaj bote dhe të botës tjetër.

6-Mësojmë etikën e dialogimit, mënyrat dhe format e tij të dobishme. Mënyrën si të detyrosh kundërshtarin me forma të qarta, të cilat i pranojnë njerëzit e logjikshëm. Mësojmë se si e detyrone kundërshtarin më të rreptë, që të pranonte realitetin që flet për kotësinë e rrugës së tij, duke ngritur argumentet ndaj atyre që tregonin kokfortësi, si dhe për ti orientuar ata që kërkojnë udhëzim.

7-Prej mirësive që Allahu u jep njerëzve është dhe mirësia e fëmijëve të mirë dhe të devotshëm. Për këtë dhuratë, njeriu duhet ta falenderojë shumë Allahun dhe ti lutet Atij që ti japë pasardhës të mirë, siç veproi i dashuri i Allahut, Ibrahimi (alejhi selam) kur tha: “Qoftë lavdëruar Allahu, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoti im i dëgjon lutjet! O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet! O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!” Ibrahim 39-41].

Allahu i Lartësuar, duke i lavdëruar në përgjithësi ata që luten për pasardhës të mirë thotë: “Dhe kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”. [Ahkaf 15].

Njeriu kur vdes, i ndërpriten punët, përpos tri gjërave: Sadakaja rrjedhëse, dija prej të cilës kanë dobi të tjerët dhe fëmija i mirë që lutet për të.[2]8-Vendet e vizitës në haxh dhe ritualet që praktikohen, mund ti përmledhim në këto urtësi: Aty përkujtohen vendet ku Ibrahimi dhe familja e tij kryenin adhurimet, besimin në Allahun dhe Pejgamberët e Tij. Janë nxitje për ti ndjkeur ata dhe të gjithë Profetët në të gjitha gjendjet e tyre që kanë të bëjnë me fenë. Këtë e themi, bazuar në fjalën e Allahut që thotë: “Bëjeni vendin e Ibrahimit si vend-faljeje!” [Bekare 125].

9-Urdhëri për pastrimin e xhamisë së shenjtë nga ndyësitë dhe të gjitha mëkatet, në fjalë dhe vepra. E gjithë kjo në shenjë madhërimi ndaj Allahut, si dhe për të ndihmuar dhe nxitur të gjithë ata që adhurojnë Allahun. Të njëjtat fjalë mund të thuhen për të gjitha xhamitë. Kjo duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar që thotë: “Pastrojeni Shtëpinë Time (Qabenë) për ata që e vizitojnë, që rrijnë aty për adhurim dhe që falen duke u përkulur dhe përulur”. [Bekare 125].

“Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij. [Ibrahim 37].
10-Porsoia më e vyeshme, është ajo që Ibrahimi (alejhi selam) i dha bijve të tij dhe Jakubit. Ajo është porosia për vazhdimësnë e praktikimit të fesë dhe unitetit rreth saj. Kjo është porosia që Zoti u ka dhënë të parëve dhe atyre që erdhën më pas. Vetëm përmes zbatimit të kësaj porosie, arrihet lumturia e përhershme dhe shpëtimi nga e keqja e kësaj bote dhe e botës tjetër.

Marrë nga libri “Kisasul Enbija” “Historitë e Pejgamberëve”
Autor: Shejh Abdurrahman bin Nasir es Seadi (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu: Fatjon Isufi

[1] “Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” Nisa 100.

[2] Në hadithin e Ebu Hurejras (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcillet se Profeti alejhi selam ka thënë: Kur vdes njeriu, të gjitha punët e tij ndëpriten përpos tri gjërave: Kur ai lë një sadaka rrjedhëse, dije prej të cilës kanë dobi të tjerët dhe fëmija i mirë që lutet për të. E përcjell Muslimi me nr 1631. Ibn Rexhebi ka një libër të veçantë në komentin e këtij hadithi.