Dorëzohet Edi Rama, i pranon vaksinat ruse për shqiptarët

LAJME


Shqipëria ka marrë sot 10.000 vaksina ruse Sputnik V. Kjo dërgesë ka ardhur pa u njoftuar më herët dhe pa një marrëveshje të bërë publike. Mësohet se vaksinat janë një dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara.

Kujtojmë se Rama më herët i ka refuzuar vaksinat ruse, në kohën kur ambasada ruse u vetëofrua. Rama e quajti një lojë vetëofrimin e tyre. Nuk dihet pse ka ndërruar mendje Rama dhe ka pranuar vaksinat, pasi dhe në kohën e refuzimit vaksina ruse ishte e licensuar dhe e sigurt.