Pëllumbi 74-vjeçar i është drejtuar emisionit “Aldo Morning Show” në Tv Klan me qëllim njohjen me një grua.
Pëllumbi tregon se jeton i vetëm që nga viti 2006, teksa shton se me gruan e tij të ndjerë kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë.
Partnerja që 74-vjeçari kërkon, sipas karakteristikave që e imagjinon Pëllumbi, duhet të jetë e moshës 60-65 vjeç, të jetë e ndershme dhe e sinqertë e mundësisht të ketë arsim të lartë.