E bllokuan në rrjetet sociale, tani ish-presidenti Trump bën veprimin e papritur që befasoi botën

LAJME


Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, të cilit i është ndaluar Twitteri që nga janari, do të kthehet në rrjetet sociale me nje platformë te krijuar prej tij. Kjo u njoftua sot nga këshilltari i republikanit, Jason Miller.

“Unë mendoj se ne do ta shohim presidentin Trump përsëri në mediat sociale brenda dy ose tre muajsh, me platformën e tij”, tha Miller për foxnews, por nuk dha detaje rreth asaj platforme të re. Miller tha se platforma do të jetë e madhe dhe se duhet të tërheqë miliona përdorues.