Një nënë ka mbetur shtatzënë dy herë brenda 28 ditësh dhe e ka kuptuar vetëm pasi lindën foshnjat.
Sophie Small, 30 vjeç, lindi vajzat Holly dhe Darcy në gusht 2020, duke besuar fillimisht se vajzat ishin binjake.
Megjithatë, mjekët mbetën të hutuara nga pesha e ndryshme e foshnjave.
Mjekët më vonë përcaktuan se vajzat në fakt ishin ngjizur me një muaj diferencë për shkak të superfetimit, një fenomen ku një shtatzëni e dytë ndodh menjëherë pas të parës.
Sipas Klinikës Cleveland, “Superfetimi është aq i rrallë tek njerëzit sa që ka vetëm rreth 10 raste të konfirmuara”.
“Këto raste janë kaq unikë saqë kur ndodhin, shpesh bëjnë bujë të madhe”, thuhet në faqen e informacionit të klinikës. “Mundësia që ju të prekeni nga superfetimi është afër zeros.”