E turpshme çka i bën të moshuares kjo shqiptare në Suedi

LAJME


Një ngjarje e cila mori vëmendje të madhe në mediat suedeze ka ndodhur së fundmi, e pjesë e saj ishte edhe një grua 27 vejçare nga Kosova. Gjithçka filloi kur një gruaje 90 vjeçare i mungonte iPadi i saj, që ishte zhdukur nga dhoma, në një shtëpi pleqsh në të cilën ajo jetonte. Më vonë, një ekspert i teknologjisë filloi hetimet që ta gjente, pasi vjedhja u raportuar por policia zbuloi se krimi nuk mund të hetohej. Sipas ekspertit në bazë të adresës që ata gjurmuan, iPadi ndodhej në Kosovë. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Eksperti e dinte se për kë bëhej fjalë, pasi një nga punonjësit brenda shtëpisë kishte familjen atje. Ata menduan se ishte diçka mbase e rastësishme dhe kontaktuan policinë, e cila rifilloi hetimin. Gruaja 27 vjeçare u gjet fajtore në këtë rast, dhe iPadi u kthye. Kur të afërmit morën atë përsëri, kishte kaluar gati një vit dhe gruaja e moshuar kishte vdekur. Infermierja nga Kosova tha se djali i saj u mundua ta merrte iPadin për të luajtur. Ajo tha se kishte ndërmend ta kthente atë përsëri, por kur e gjetën ajo ishte rreth 220 km larg nga Lund.

Gruaja nuk punon më në shtëpinë e pleqve. Sipas të afërmve, gruaja e moshuar u ndje tmerrësisht keq kur mësoi se ishte një nga ata që kujdeseshin për të, që i kishte vj edhur pajisjen. Ajo ishte në një karrocë dhe kishte vështirësi të fliste pas një goditje në tru. Familjarët thonë gjatë hetimit se gruaja “ndihej shumë e pasigurt për akomodimin e saj dhe na duhej të instalonim një kasafortë në banesën e saj”. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU